Sulmuesi i Liverpoolit, Roberto Firmino, ka hyrë në radarin e Barcelonës, me katalanasit që presin me padurim një blerje të mundshme të brazilianit verën e ardhshme.
30-vjeçari brazilian ka humbur vendin e tij në formacionin titullar të Liverpool, ndërsa korrikun e ardhshëm do të hyjë në vitin e fundit të kontratës në “Anfield”, pas 7 në klub.
Sipas “El Nacional” Barcelona po shqyrton rastin e blerjes së tij, ndërsa skuadra e Jurgen Klopp do të jetë e gatshme t’ia japë verën e ardhshme me një ofertë prej rreth 20 milionë eurosh. /albeu.com/