Blendi Fevziu vjen ndryshe! Shikon filxhanin dhe bën paralajmërimin: Një lajm i mirë po vjen nga larg

Gazetari Blendi Fevziu këtë të diel ka zgjedhur që të kalojë fundjavën në kalanë e Petrelës, ku ka shijuar edhe një kafe turke.

Ka qenë vetë gazetari që ka shpërndarë një video të tij në rrjetet sociale, ku shfaqet duke parë filxhanin e kafesë pasi e kishte konsumuar.

Në atë rast, Fevziu ka vendosur që të marrë një tjetër rol, atë të “fallxhorit”, duke lexuar fatin në llumin e kafesë.

“Ta lëmë filxhanin të thahet njëherë. A shohin njerëzit filxhan?! Një rrugë e shoh, lajm i mirë po vjen nga larg”, thotë Fevziu gjatë leximit të filxhanit, ndërsa videon e etiketon me mbishkrimin; “Kur sheh filxhan si plakat e lagjes në fëmijëri…”./albeu.com/


Shtuar 16.01.2022 12:40