Patris Evra vazhdon të përflitet edhe pse ka disa kohë që e ka lënë futbollin.
Ish-mbrojtësi i krahut, në një intervistë për gazetën franceze L’Equipe, zbuloi një sfond kurioz që lidhet me kalimin e tij nga Manchester United te Juve në verën e vitit 2014.
Sipas tij shkak për transferimin në Torino u bë gruaja e tij.
“Gruaja ime e kishte të vështirë të jetonte në Mançester, mora një vendim që nuk ishte i imi. Por nuk pendohem për asgjë. E doja Juven. Në 2015 Man United nuk po arrinte rezultate të mira dhe gruaja ime më tha: E shikon? Kisha të drejtë që të thashë të vish në Torino. /albeu.com/