Mbështetësit e Bashës e Berishës “përplasin brirët” në Fier, kordoni policor është “muri” ndarës (VIDEO)

Mbështetësit e Bashës dhe ata të Berishës kanë qenë përballë njëri-tjetrit në Fier, ku këta të fundit kanë kërkuar largimin e Bashës.

Përballja mes tyre erdhi pas takimit që kishte paralajmëruar kryedemokrati Basha në Fier, me bazën e partisë atje.

Ka qenë kordoni policor i vendosur mes tyre, që ka mbajtur të qetë situatën, pasi një përplasje mes tyre ishte mëse e mundshme.

Ndërkohë që Basha po mban takimin me demokratët në Fier, Berisha po mban takim me demokratët e Shkodrës, në 32 vjetorin e kryengritjes së Postribës./albeu.com/


Shtuar 16.01.2022 12:11