Sidomos në dimër, pse duhen të konsumoni më shpesh kërpudhat?

Kërpudhat, të pasura me vitamina, kripëra minerale dhe plot vlera ushqyese të tjera, janë burime bimore të cilat përveçse pak të kushtueshme, janë edhe shumë të shëndetshme.

Të pasura me vitamina B, si niacin dhe folate ata janë shumë të rëndësishme për proceset e panumërta të trupit, qofshi kërpudha të bardha, të kuqe apo lloje të tjera.

Burime bimore me bazë të vitaminës D, lëndë ushqyese të rëndësishme për funksionim e kockave, muskujve dhe funksionet nervore. Gjithashtu, ndihmojnë sistemin imunitar të njeriut. Perfekt për njerëzit me mungesë vitamine D.

Duke konsumuar kërpudha ju do keni më pak gjasa për t’u prekur nga sëmundjet. Ata sigurojnë antioksidantë të cilët sjellin një sërë përfitimesh shëndetësore.

Janë gjithashtu një burim i pasur me selen, që është  i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit riprodhues të sistemit të riprodhimit të AND-së, si dhe për funksionimin e gjendrrës tiroide.

Një produkt shtesë i  gatuar me makarona, i përdorur gjërësisht në sallatë apo edhe me vezë të skuqura. Kjo e fundit do të ishte shumë mirë për një mëngjes ideal.


Shtuar 14.01.2022 11:36