Historia e jetës së Arjola Demirit tashmë është mjaft transparente për mediat. Ajo nuk ka fshehur asnjëherë vuajtjet dhe sakrificat për të rritur tre fëmijët e saj.
Së fundmi historia e saj ka qenë edhe më shumë në qendër të vëmendjes ku ajo ka zbuluar detaje mbi tradhtinë për 6 vite nga babi i fëmijëve të saj si dhe momente dhune.
Albeu.com ka zbuluar se ish-bashkëshorti i Arjola Demirit është Ajax Boshnjaku. Ai është personazh i njohur për mediat dhe botën e krimit. Emri i Ajax Boshnjakut është bërë i njohur në tetor te 2018 ku ishte i përfshirë në masakrën e ish-Bllokut ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha. Ajaxi, miku i i Ervin Matës u akuzua për moskallëzim krimi.
Ajax Boshnjaku është sot babi i dy djemve binjak me një grua tjetër me të cilën Arjola Demiri ka edhe çështje penale. Nuk dihet çfarë ka ndodhur mes të dyave, por duket se marrëdhëniet nuk janë aspak miqësore.
Arjola ka treguar se ka marrë më në fund kujdestarinë e 3 fëmijëve që ka patur nga bashkëjetesa me Ajaxin, pasi ajo nuk ka patur një celebrim me ligj me të./albeu.com/