Ish-komandanti i UÇK-së, Nasim Haradinaj po vazhdon edhe sot dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë në rastin kundër tij dhe ish-kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit.
Duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit, ai deklaroi se “Kom gjujt edhe e di që kom vra ushtarë në front të Koshares me uniformë. Po ta pranoj ty, po pranoj se kom gjujt, bile nuk kom mujt me vra sa kom gjujt sa kom pas qejf”.
“Kjo është diçka krejt tjetër, nëse është krim e pranoj edhe këtë krim. Në ushtarët të cilët kanë gjujt në mu, kom gjujt na u kanë afru në 100 metra. Na kanë vra i kemi vra, dhe jam tu fol për përvojën teme personale. Po, kam vra ushtarë serbë, edhe oficerë, që ata thonë që është oficerë se unë nuk e kam ditë çka është”.
“Po s’ka ktu të baj me civila asni send”, tha ai.
Ai më tej tha se “Unë nuk jam kthyer prej Suedisë edhe me dhonë lula, kur kam pranu me hy në front, kam pranu me vdekë vetë. Unë jam kanë në front, jam ka foli për pikën e frontit s’sjam marr me civil. Është shliru vendi jem edhe në rregull është”.
Ai mes tjerash tha se është plagosur prej tyre, që ka mundur me qenë edhe i vrarë, duke thënë mes tjerash se nuk kërkon llogari pse e kanë plagos, kështu që as ai nuk kërkon llogari pse ka gjuajtur në anën e tyre, derisa sipas tij ka qenë i sulmuar.
“Në vendim tem më kanë sulmu, unë as në Serbi nuk kam shku, as jashta Kosove nuk kam shku… në vendim tim dhe me uniformë.