STATISTIKAT/ Trondit “The Economist”: Të paktën 12 mijë shqiptarë ndërruan jetë për shkak të pandemisë

Prestigjiozja britanike “The Economist” ka bërë një raportim mjaft të detajuar në lidhje me numrin e vërtetë të vdekjeve të shkaktuara nga pandemia, ndryshe nga sa janë raportuar nga institucioneve përgjegjëse.

Pas përpunimit të të dhënave nga 186 shtete të botës, përfshirë edhe Shqipërinë, “The Economist” ka dalë në përfundimin se numri real i viktimave nga pandemia në të gjithë globin nuk është 5.5 milion, por rreth 19.1 milion. Kjo shifër është gati katër herë më e lartë nga ajo që kanë raportuar zyrtarisht shtetet.

Vdekjet e deklaruara dhe ato reale nga pandemia ne Shqiperi sipas grafikut te pergatitur nga “The Economist”

Te kjo shifër nuk janë vetëm ata që kanë vdekur drejtpërdrejt nga koronavirusi, por edhe pacientë me sëmundje të tjera, të cilët nuk kanë mundur të marrin mjekimin apo shërbimin e duhur për shkak të mbushjes së spitaleve apo orientimit të resurseve kryesisht në drejtim të përballimit të pandemisë.

Për të arritur në këtë tregues, “Th Economist” ka përdorur një model kompjuterik, i cili ka krahasuar vdekshmërinë në kushte normale të popullsisë në një rajon dhe kohë të caktuar me numrin e të vdekurve të deklaruar nga autoritetet pavarësisht shkakut të tyre.

Pjesa e dalë “tepër” në këtë raport është ajo që “The Economist” e konsideron “vdekje pa ndonjë shkak tjetër”, nisur edhe nga fakti se në rajonin në fjalë s’ka patur ndonjë katastrofë, duke e lidhur kështu drejtpërdrejt me pandeminë.

Sa i përket Shqipërisë, duke iu referuar metodologjisë së mësipërme, “The Economist” vlerëson se numri real i të vdekurve për shkak të pandemisë varion mes 12 mijë dhe 15 mijë personave, ndërkohë që shifra zyrtare e deklaruar si të vdekur nga koronavirusi është 3 247.

Shkrimi i “The Economist” mbi vdekjet në të gjithë botën nga pandemia, të cilin mund ta lexoni më poshtë:

Nga The Economist

Sa persona kanë humbur jetën për shkak të Covid-19? Përgjigja varet si nga të dhënat e disponueshme, ashtu edhe nga shkaku. Shumë njerëz që kanë humbur jetën për shkak të  SARS-CoV-2 nuk janë testuar kurrë dhe në këtë mënyrë nuk janë pjesë e të dhënave zyrtare.

Anasjelltas, disa njerëz, vdekjet e të cilëve i janë atribuar Covid-19, kishin sëmundje të tjera prej të cilave mund të kishin vdekur. Madje disa prej tyre  vdiqën për faktin se spitalet ishin të tejmbushur me pacientë me Covid-19  dhe ata nuk mund të merrnin dot  trajtimin e duhur.

Në vend që të përpiqemi të bëjmë dallimin midis shkaqeve të vdekjes, qasja e The Economist është të dijë shifrat e sakta. Metoda standarde e gjurmimit të ndryshimeve në vdekshmërinë totale janë “vdekjet që nuk janë regjistruar”.

Ky numër është hendeku ndërmjet numrit të njerëzve që kanë vdekur në një rajon të caktuar gjatë një periudhe të caktuar kohore, pavarësisht nga shkaku, dhe sa viktima do të kishim nëse do të kishin ndodhur në rrethana të tjera, raporton abcnews.al

Megjithëse numri zyrtar i vdekjeve të shkaktuara nga Covid-19 është tani 5.5 milion, në fakt mendohet se numri i vdekjeve është 19.1 milion.  Kjo për shkak se llogaritja e vdekjeve shtesë  për të gjithë botën është komplekse dhe e pasaktë.

Duke përfshirë statistikat e publikuara nga njësitë nën kombëtare si provincat ose qytetet, midis 156 vendeve të botës me të paktën 1 milion njerëz, The Economist mblodhi të dhënat për vdekshmërinë totale nga vetëm 84 prej tyre.

Disa nga këto vende përditësojnë rregullisht të dhënat e tyre; të tjerët i kanë publikuar vetëm një herë. Për të plotësuar këto boshllëqe, The Economist ka ndërtuar një tabelë, i cili vlerëson numrin e viktimave shtesë për çdo vend çdo ditë që nga fillimi i pandemisë. Ai bazohet si në të dhënat zyrtare të vdekshmërisë së tepërt ashtu edhe në më shumë se 100 tregues të tjerë statistikorë.

Në grafikun e mësipërm, ju mund të vlerësoni shifrat  ose për botën në tërësi ose të ndara sipas rajonit. Sa më pak të dhëna të disponueshme në një vend të caktuar, aq më pak të sigurt jemi se sa viktima shtesë janë regjistruar në atë vend.  Shifrat totale janë gjithashtu të disponueshme më poshtë, në formatin e tabelës.

Lexoni KËTU metodologjinë e përdorur nga The Economist.

Vlerësimet e mësipërme rajonale janë grumbullime të të dhënave për vende të veçanta. Dallimet midis vendeve në shkallën dhe frekuencën e testimit për SARS-CoV-2 – të cilat, së bashku me ashpërsinë e pandemisë, përcaktojnë numrin zyrtar të viktimave nga Covid-19.

Të dhënat për viktimat shtesë janë thelbësore për të bërë krahasime midis vendeve të ndryshme. Grafiku i mësipërm krahason vdekjet shtesë me kalimin e kohës në vendet që janë marrë në studim. The Economist ofron të dhëna të vdekjeve shtesë për çdo ditë që nga fillimi i pandemisë. Kjo e bën edhe më të qartë se Covid-19 ka shkaktuar më shumë viktima se sa është raportuar.

Shumë nga vendet më të prekura në botë janë në Amerikën Latine. Megjithëse raporti zyrtar i vdekjeve të Rusisë sugjeron që vendi ia ka dalë mbanë në luftën kundër pandemisë por sipas të dhënave të The Economist, Rusia është një nga vendet më të prekura.

E njëjta gjë vlen edhe për Indinë, ku besohet se numri zyrtar  të jetë në miliona, raporton abcnews.al

Megjithëse statistikat e  viktimave shtesë janë matja më gjithëpërfshirëse e kostos njerëzore të Covid-19, ato janë të lidhura vetëm me numrin e njerëzve që janë infektuar me SARS-CoV-2.

Për shkak se virusi është shumë më vdekjeprurës për të moshuarit sesa për të rinjtë, numri i vdekjeve ndikohet shumë nga struktura e moshës së popullsisë së një vendi. Si rezultat, të dhënat e viktimave shtesë mund të përdoren vetëm si një tregues i mirë i përhapjes së Covid-19 nëse llogaritet edhe demografia.

Dy tabelat e mësipërme tregojnë disa nga implikimet e kësaj dukurie. E para tregon vdekjet shtesë si përqindje e popullsisë së çdo vendi me personat mbi 65 vjeç. E dyta përshkruan një vlerësim të përqindjes së njerëzve në çdo vend që janë infektuar.

Për ta llogaritur atë, janë ndarë vdekjet shtesë të një vendi me një rrezik më të lartë të infektimit dhe vdekshmërisë. Ky vlerësim nuk  llogarit as ndryshimin midis grupeve të veçanta demografike,  as dallimet në prevalencën e kushteve themelore mjekësore që rrisin rrezikshmërinë ndaj Covid-19.

Për shkak se mjekësia nuk është shumë e zhvilluar në vendet e varfra, numri i viktimave është më i lartë në këto vende. Në disa vende, kjo paraqet një vlerësim të rasteve totale që tejkalojnë popullsinë e një vendi – një skenar që është teorikisht i mundshëm, pasi riinfektimet ndodhin.

Kjo metodë gjithashtu nuk përfshin të dhëna për vaksinimet, të cilat kanë ulur ndjeshëm shkallën e infektimit-vdekshmërisë në vitin 2021 në shumë vende. Dhe i mungon informacioni për prevalencën e varianteve të reja të SARS-CoV-2 si Alpha dhe Delta, të cilat mund të kenë një shkallë të ndryshme virulence nga lloji origjinal. Pavarësisht nga të gjitha këto paralajmërime, kjo qasje ofron një pikënisje për të vlerësuar se sa njerëz janë infektuar nga virusi, raporton abcnews.al

*Ka dy mënyra kryesore që shifrat rreth vdekjeve të tepërta mund të keqinterpretojnë realitetin. 

E para është se ata mbështeten në supozimin se shifrat e publikuara zyrtarisht të vdekshmërisë janë të sakta. Duke pasur parasysh problemet që ka shkaktuar Covid-19, disa qeveri mund të kenë ndryshuar mënyrën se si përpilojnë të dhënat për numrin e viktimave gjatë pandemisë.

Kjo mund të na bëjë që të publikojmë shifra që nuk janë të sakta për vendet në fjalë. Sigurisht mund të ketë gabime edhe në vlerësimin e secilit vend.

E dyta, për arsye se shumica e vendeve që raportojnë numrin shtesë të viktimave janë të pasura ose me të ardhura mesatare. Kështu që këto modele nxjerrin në pah se të dhënat në vendet e varfra mund të mos jenë të sakta.

Një paralajmërim i ngjashëm vlen për vendet që mund të kenë regjistruar më shumë viktima se sa janë raportuar për arsye të tjera përveç pandemisë, të tilla si lufta ose fatkeqësitë natyrore./abcnews.al