FIFA hap hetimet për disa trajner futbolli, zbulohet për çfarë akuzohen

FIFA ka hapur një hetim pas akuzave për ngacmime seksuale të supozuara ndaj fëmijëve nga disa trajnerë futbolli në Gabon.

“Duke pasur parasysh peshën e akuzave, ne mund të konfirmojmë se komiteti i pavarur i etikës i FIFA-s ka hapur një hetim”, tha një zëdhënës i Federatës për agjencinë AFP.

Patrick Assoumou Eyi, ish-trajneri i kombëtares gaboneze U17, u arrestua nga autoritetet përkatëse më 20 dhjetor me akuzën “përdhunim ndaj të miturëve”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 11.01.2022 15:25