Newcastle nënshkroi një Trippier por koha është kundër. Ata kishin vendosur synime të ndryshme në treg dhe ditët kalojnë. Klubi dëshiron një qendërmbrojtës dhe objektivi ishte Botman , por Lille e ka refuzuar ofertën e klubit anglez.
Newcastle ka ofruar 35 milionë, por klubi francez kërkon jo më pak se 50.
Një tjetër pengesë për pronarët e rinj. Nëse duan mbrojtësin holandez, do t’u duhet të gërvishtin edhe më shumë xhepat. r.t/albeu.com