Moderatorja e njohur Luana Vjollca këtë fillim viti e ka nisur me pushime jashtë vendit. Vjollca ka treguar se ndodhet në Mauritius, ku ka postuar vazhdimisht foto e video, duke mos munguar as imazhet me rroba banjo.
Por sigurisht një kuriozitet të madh ka pasur se kush po e shoqëron në këtë udhëtim.
Të lidhura
None found
Në një postim në Instastory këtë mbrëmje Luana ka zbuluar se ndodhet me pushime me një mikeshë, duke shuar kështu thashethemet se po e shoqëron Krenari.

Moderatorja duket se po kalon për mrekulli e na ka treguar edhe disa pamje nga vendi ku po pushon.


