Një 3-vjeçar ka humbur jetën këtë të premte në një kopsht në shkollën “Flatrat e Dijes” në Fier.
Sipas burimeve nga spitali, mësohet se fëmijës i janë konstatuar shenja në fyt dhe në momentin që ai është dërguar nga edukatoret në spital nuk reagonte.
Burime nga policia bëjnë me dije se ai është mbytur me kapuçin e xhupit.
“Ka qenë veshur me xhup, te varësja e rrobave kur ka dashur të marr çantën, ka ngecur kapuçi i xhupit dhe është mbytur”, thonë burime nga policia./albeu.com