Newcastle synon lojtarin e Barcelonës

Newcastle United ka kthyer vëmendjen e tyre drejt mbrojtësit të Barcelonës, Samuel Umtiti, me synimin për të forcuar vijën e tyre të pasme këtë muaj.

Magpies kanë kërkuar një qendërmbrojtës dhe, pasi negociatat për Sven Botman të Lille u prishën, ata duket se janë vendosur për Umtiti. Një marrëveshje huazimi është duke u diskutuar mes klubeve dhe është raportuar se nuk do të ketë opsion për blerje të përfshirë, pasi francezi dëshiron të kthehet te Barcelona në fund të sezonit.

Barcelona ishte përpjekur të largonte Umtitin verën e kaluar, por ai nuk ishte i gatshëm të lëvizte dhe kërkoi të qëndronte deri në janar, pavarësisht se kishte oferta në tryezë nga Italia. Tani, 28-vjeçari pranon se duhet të largohet, por ai dëshiron të shkojë vetëm përkohësisht dhe vetëm në një klub që mund të ofrojë gara evropiane, gjë që Newcastle nuk mundet.

Ajo që Newcastle mund të ofrojë, megjithatë, është të mbulojë një pjesë të madhe të pagave të Umtiti, që është muzikë për veshët e Joan Laporta. Blaugranët janë të prirur të shkarkojnë Umtiti-n, së bashku me Philippe Coutinho-n, i cili gjithashtu ka tërhequr interesimin e Premier League, sa më shpejt të jetë e mundur për t’u mundësuar atyre të regjistrojnë Ferran Torres dhe t’u japin atyre fleksibilitet më të madh në afatin kalimtar të janarit./h.ll/albeu.com


Shtuar 5.01.2022 19:12