Boom infektimesh nga Covid në Shqipëri, bilanci i 24 orëve të fundit

Një shifër e lartë e infektuarish me Covid është shënuar këtë të martë në vendin tonë, ku nga 5 166 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 801 qytetarë dhe kanë humbur jetën dy të tjerë,

Rastet e reja me COVID 19 janë regjistrua në këto bashki: 436 në Tiranë, 37 në Durrës, 30 në Sarandë, Elbasan, 29 në Vlorë, 24 në Fier, 20 në Lushnje, 19 në Shkodër, 17 në Lezhë, Gjirokastër, 10 në Peqin, Gramsh, 9 në Kamëz, Mallakastër, Kuçovë, 8 në Patos, 7 në Berat, 5 në Kavajë, Klos, Përmet, Tepelenë, 4 në Kurbin, Dibër, Divjakë, Dimal, 3 në Pukë, Kukës, Vorë, Memaliaj, Korçë, Pogradec, 2 në Tropojë, Krujë, Mat, Delvinë, Konispol,  Skrapar, Librazhd, Prrenjas, 1 në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, Bulqizë, Selenicë, Dropull, Poliçan, Këlcyrë, Cërrik.

Ndërkaq aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 113 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.  Ndërkohë viktimat janë  një qytetar nga Elbasani 33 vjeç, një qytetar nga Vlora 73 vjeç.

Janë shëruar 351 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,748 që nga fillimi i epidemisë.

Sipas statistikave të fundit në vendin tonë janë 7,049 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Statistika (04 Janar 2022)

Raste të reja ditore         801

Të shëruar në 24 orë       351

Të shtruar në spitale       113

Humbje jete në 24 orë    2

Testime ditore                 5,166

Testime totale              1,495,002

Raste pozitive                 212,021

Raste të shëruara           201,748

Raste Aktive                        7,049

Humbje jete                         3,224

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           3,326

Fier                 711

Durrës             645

Shkodër          451

Elbasan           441

Vlorë                433

Berat               284

Gjirokastër     225

Lezhë              213

Korçë               143

Dibër                106

Kukës               71./albeu.com/


Shtuar 4.01.2022 17:24