Basha vrojton punimet në fasadën e PD, hyn brenda i buzëqeshur (FOTO LAJM)

Ditët e fundit në selinë e Partisë Demokratike janë vendosur kamera gjithandej dhe janë shtuar masat e sigurisë në dyer e dritare, duke vendosur kangjëlla hekuri pas tyre.

Këto masa dyshohet se vijnë pas paralajmërimit të Berishës se demokratët do e nxjerrin “butësisht” nga zyra Lulzim Bashën, nëse ky i fundit nuk del vetë.

Pasditen e sotme Lulzim Basha ka shkuar i buzëqeshur në seli, ndërsa në momentin që ka ngjitur shkallët ka ndjekur transformimin që ka pësuar selia pas ndryshimit të fasadës./albeu.com/


Shtuar 4.01.2022 17:25