Puna dhe ekonomia për 2022, ky është horoskopi për sot

Dashi
Me Jupiterin dhe Saturnin, ju jeni shenja që do të keni më shumë fat dhe para gjatë vitit 2022. Ju që zakonisht nuk ju pëlqen planifikimi dhe kontrolli, këtë vit do ta gjeni veten duke bërë investime që do të rezultojnë, pjesërisht për aftësi dhe pjesërisht për fat, zgjedhjet më të mira që mund të bëni. Do të keni mirëqenie ekonomike, por edhe të menaxhuar me mend në kokë. Bravo!

Demi
Edhe pse ju jeni shenja e zodiakut që dini të jeni një kursimtar ekselent dhe i kujdesshëm, në këtë 2022 do t’ju duhet të rishikoni rrjedhën e shpenzimeve tuaja. Urani në shenjën tuaj shpesh do t’ju bëjë të veproni pa u menduar dhe konsultuar për shpenzimet e përbashkëta në shtëpi, por Saturni në kuadraturë duket se do ju bëjë të përhumbeni vërtet. Në gjithë këtë atmosferë risie dhe rinovimi ju mund të humbni kontrollin e financave tuaja. Për fat të mirë Jupiteri do të jetë në anën tuaj për shumicën e vitit, si një strofull që ju mbron për çdo rast.

Binjakët
Në fakt, Binjakët nga natyra nuk janë shenja e parë së cilës do i kërkonim ndonjë këshillë sa i përket menaxhimit ekonomik. Dhe le të themi që në këtë 2022 gjërat do të përkeqësohen pak. Në fakt, Jupiteri do të jetë në prapavijë për një pjesë të mirë të vitit, por duhet thënë se Saturni në qendër (d.m.th. në favorin tuaj) mund t’ju bëjë të dëshironi të provoni një mënyrë të re të organizimit të të ardhurave dhe shpenzimeve. Kjo sfidë e re madje mund t’ju pëlqejë.

Gaforrja
Jupiteri në shenjën tuaj, për një pjesë të mirë të vitit 2022 mund t’ju sjellë vetëm të mira. E dashur Gaforre, ju jeni ndër shenjat e horoskopit më të prirura për t’i kushtuar vëmendje menaxhimit ekonomik, veçanërisht në mjedisin familjar dhe shtëpiak. Nuk është nevoja t’ju them mos rrezikoni me shpenzimet dhe investimet sepse e di që nuk jeni tipi i tillë. Nga ana tjetër, menaxhoni mirë të ardhurat, veçanërisht ato që nuk ishin parashikuar dhe shijoni rezultatin.

Luani
Lajmi i mirë është se në këtë 2022 Jupiteri, planeti i mirëqenies ekonomike, nuk do të jetë më përballë shenjës suaj të zodiakut dhe për këtë arsye mund të shpresoni fare mirë se asnjë shpenzim i papritur nuk do t’ju prishë ritmin. Nga ana tjetër, Saturni do të dojë t’ju shohë se sa jeni pjekur dhe sa keni mësuar të menaxhoni me zell shpenzimet. E di se është shumë e vështirë t’i rezistoni çdo tundimi për të shpenzuar. Por ju do t’ia dilni.

Virgjëresha
Duke ju renditur në vendin e 11-të për sa i përket fitimeve, për ju të shenjës së Virgjëreshës do të thotë t’ju rrisësh ankthin dhe ndjesinë e falimentimit (pavarësisht se sa para keni në llogarinë tuaj bankare ). Qëndroni të qetë dhe thjesht mendoni se për aq kohë sa Jupiteri është në anën e kundërt të shenjës suaj, do të duhet të jeni edhe më të kujdesshëm se zakonisht përpara se të nënshkruani një çek ose kontratë pune. Ky paralajmërim i vogël tashmë do të jetë i mjaftueshëm për të parandaluar çdo dëm në portofolin tuaj.

Peshorja
Gjatë gjithë periudhës së verës, nga maji deri në tetor 2022, planeti i mirëqenies ekonomike do të jetë larg shenjës suaj të horoskopit dhe, konkretisht, mund të bëjë që disa shpenzime të papritura të bien si shi nga qielli për Peshoren e lindur në shtator. Nga ana tjetër, falë Saturnit që ju ka bërë më të ndërgjegjshëm që nga viti i kaluar (dhe në përgjithësi gjatë gjithë jetës) sigurisht që nuk do të jetë problem t’i përgjigjeni këtyre problemeve me ndonjë truk të vogël fati. Nëse kanë menduar t’ju kapin në gabim, do ta kuptojnë se gabohen.

Akrepi
Nëse Saturni dëshiron që ju të jeni të pjekur, me mend në kokë dhe gjithashtu të aftë të vendosni se si të menaxhoni investimet tuaja, Jupiteri duket se do t’ju japë një moment paqeje dhe frymëmarrjeje në vitin 2022. Pra, po, paratë nuk do të jenë kurrë të thjeshta, por të fituara me djersë por edhe rezultatet ekonomike nuk do të vonojnë. Duke ju njohur besoj se këto para që kanë ardhur nga puna juaj do t’ju pëlqejnë edhe më shumë. Mos harroni se ju jeni shenja më e mirë e zodiakut për të bërë marrëveshje, veçanërisht këto ditë.

Shigjetari
Puna do t’ju sjellë rezultate shumë të mira dhe përfitime ekonomike në 2022-shin. Megjithatë problem do të jetë se si dhe sa do të mund t’i mbani paratë e fituara sepse, me Jupiterin dhe Neptunin në shenjën tuaj, mund të jeni shumë të pavendosur për një investim, i cili, në fakt, nuk është as i nevojshëm dhe as i frytshëm. Kur bëhet fjalë për blerje apo investime, dëgjoni paralajmërimet dhe mendimet e atyre që dinë më shumë se ju.

Bricjapi
Kur bëhet fjalë për mirëqenien ekonomike, sigurisht që nuk mund të pajtohemi me ju, i dashur Bricjap, se cilado qoftë marrëdhënia juaj e përkohshme me Jupiterin, keni akoma shumë për të mësuar rreth mikroekonomisë. Për fat të mirë, në këtë 2022 Jupiteri do të jetë kryesisht në favorin tuaj, ndërsa Saturni do të jetë larg kufizimeve edhe shpenzimeve. Paralajmërimi i vetëm, për Bricjapët e lindur në dhjetor do të ishte më mirë të shmangnin çdo investim të panevojshëm dhe jo të kujdesshëm gjatë gjithë verës. Për pjesën tjetër, vazhdoni duke arsyetuar.

Ujori
Saturni do të jetë akoma në shenjën tuaj të zodiakut për vitin 2022 dhe dëshiron që ju të jeni veçanërisht të ndërgjegjshëm, edhe në lidhje me menaxhimin ekonomik. Fatkeqësisht, ndryshe nga viti 2021, Jupiteri nuk do t’jua bëjë më jetën të lehtë për sa i përket të ardhurave ekonomike, por do të thonim që nuk ka nevojë të vendosni duart në kokë sepse në fakt Saturni do t’ju sigurojë që të mos keni fare frikë dhe të përvishni mëngët në punë për të fituar atë që dëshironi. E kush mund t’ju ndalojë?

Peshqit
Si një shenjë e mirë uji, nuhatja për investime dhe biznes është vërtet e fortë. E bukura është se në këtë 2022 Jupiteri në shenjën tuaj të horoskopit do të zgjerojë mundësitë e fitimit, dhe lehtësia me të cilën do të siguroni të ardhura do të duket vërtet si dhuratë nga parajsa.


Shtuar 2.01.2022 08:13