Bayern nën hetim për pagat e trajnerëve, Kahn: Ne po bashkëpunojmë

Hetimi i bordit të Bayern Munich për shkelje të mundshme të ligjit për pagën minimale po bën shumë zhurmë në Gjermani.

Këto janë shkelje të mundshme që kanë të bëjnë me rekrutimin e trajnerëve të të rinjve, të cilët do të kishin punuar shumë më tepër orë se sa ato të parashikuara në kontratën prej 450 euro në muaj. 

Të lidhura

None found

Shefi ekzekutiv i klubit, Oliver Kahn, komentoi këto lajme për agjencinë gjermane të lajmeve:

“Sigurisht që ne po bashkëpunojmë plotësisht me autoritetet për këtë çështje. Është në interesin tonë që këto procese të sqarohen plotësisht”. /albeu.com/


Shtuar 29.12.2021 21:23

Tags: ,