Pas largimit të Ilir Dajës, Partizani vijon të stërvitet nën drejtimin e ndihmësit të tij, Reinaldo Kalari, ndërsa drejtuesit po punojnë për të gjetur trajnerin që do të drejtojë skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit.
Burime për Supersport konfirmojnë se gjasat më të mëdha janë që skuadra t’i besohet Dritan Mehmetit, aktualisht trajner te Partizani U21, teksa palët janë ulur disa herë për të biseduar për këtë çështje.
Vullneti i drejtuesve të të kuqve është të vazhdohet me Mehmetin deri në fund të sezonit dhe të mos bëhen ndërhyrje të shumta në merkato, teksa një projekt i ri mund të nisë vetëm verën e arshshme.
Në ditët e ardhshme pritet të vijë edhe prezantimi zyrtar i Mehmetit, që do të drejtojë për herë të parë Partizanin si trajner i parë, pasi më herët ka qenë edhe ndihmës i italiamot Franco Lerda.