Një vlerësim i ri është bërë nga specialisti kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci , në mes të një shpërthimi të ashpër të mutacionit Omicron për shkak të të cilit rastet e koronavirusit janë rritur në mënyrë dramatike në mbarë botën.
Sipas specialistit të sëmundjeve infektive, një dozë e katërt e vaksinës do të projektohet për të mbrojtur kundër Omicron. Por megjithatë, siç tha ai, mbeten për t’u kryer një sërë hetimesh për variantin e ri.
Në konferencën e Shtëpisë së Bardhë për pandeminë, specialisti i sëmundjeve infektive u ndal në rëndësinë e dozës së tretë për të parandaluar çdo sëmundje të rëndë.
Duke folur për rëndësinë e një doze tjetër, ai vuri në dukje se në të ardhmen mund të nevojitet doza e katërt, por “shpresojmë në këtë moment që të mbrohemi nga e treta”.
Ai e cilësoi vendimtare dhënien e dozave mbështetëse në mbrojtjen nga varianti i ri dhe dërgoi një mesazh të veçantë për Vitin e Ri .
“Nëse keni ndërmend të shkoni në një festë me 40-50 veta, në natën e Vitit të Ri, për të përqafuar dhe puthur të ftuarit, duke uruar “Gëzuar Vitin e Ri”, unë do t’ju këshilloja të mos e bëni, ky nuk është viti i duhur ”, përfundoi ai Fauci./albeu.com