Ka futur në “sherr” Napolin dhe Nigerinë, super sulmuesi feston sot ditëlindjen

Një nga sulmuesit më të mirë aktualisht në Serie A, ai i Napolit, Victor Osimhen feston sot ditën e tij të lindjes.

Nigeriani bëri një nisje fantastike të sezonit, por një dëmtim i rëndë për të cilën iu desh të operohej ndali momentin e tij pozitiv.

Sot, Osimhen mbush 23 vjeç, duke dëshmuar se ai nuk është vetëm një yll i së tashmes, por edhe i të ardhmes.

Së fundmi ai është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të konfliktit që ka nisur mes klubit të tij dhe kombëtares, pasi këta të fundit e kanë thirrur 23-vjeçarin për të qenë pjesë e ekipit në Kupën e Afrikës.

Napoli nuk dëshiron ta lejojë, pasi nuk do ta kishte disa ndeshje në dispozicion, e po ashtu i frikësohen një dëmtimi të mundshëm. /albeu.com


Shtuar 29.12.2021 10:50