“Aman ngrijini dy gishtat lart”, Rama në Laç: Banesa dhe për ata që më kanë sharë me libër shtëpie

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Laç ku po ndahen 500 banesa për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Rama tha se banesa ka për ata që janë prekur nga tërmeti dhe për ata që e i kanë lexojnë librin e shtëpisë sa herë ka kaluar në rrugët e Laçit.

“E kam pritur këtë moment. Që nga thashethemi që do i ndërtojnë por do na i japin me lekë. Ja ku jemi sot këtu. Këtë lagje që do donte ta kishte kushdo në Tiranë e keni ju. Ndryshe nga pallatet në Tiranë me këto standarde që kushtojnë shumë shtrenjtë, ju do i keni falas, me dokumente pronësie. Duke qenë se ju votoni masivisht atë partinë tjetër duhet të bëni kujdes se mos ju ndërrojnë bravat.

Ajo partia e shumicës. Aman ngrijini dy gishta se më mori malli nuk po shoh dy gishta askund. Banesat janë bërë për të gjithë të prekurit nga tërmeti. Për ata që duan të bëjnë foto me mua dhe për ata që ma lexojnë librin e shtëpisë sa kaloj në rrugët e Laçit. Rindërtimi është për të gjithë. Dhe si e kam thënë ditën e parë nga dheu do i nxjerrim lekët dhe ju do hyni në shtëpia më të mira se ato që keni pasur”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 28.12.2021 17:27