Një ngjarje tragjike ka tronditur opinionin publik në Gjermani.
Nga ngjarja e rëndë kanë mbetur tre të vdekur dhe një i lënduar, të cilët dyshohet se ishin nga Kosova.
Bild.de raporton se Flamur R. Ka qëlluar dy fëmijët e tij, 11 dhe 13 vjeç, si dhe gruan, ndërsa në fund qëlloi edhe veten. Ai dhe dy fëmijët kanë vdekur, kurse gruaja është në gjendje të rëndë.
Policia gjermane është njoftuar rreth orës 23:00 dhe ka gjetur fëmijët pa shenja jete në shtëpi. Në vendngjarje ka ndërruar jetë edhe babai 44-vjeçar, ndërsa gruja 38-vjeçare, është dërguar në spital e plagosur rëndë.
Hetuesit nuk kanë dhënë shumë detaje në lidhje me këtë rast, madje as kombësinë e viktimave.
Ndërkohë mediat kosovare kanë raportuar se familja është nga Gjakova, gjë që mbetet për tu konfirmuar./albeu.com/