Krishtlindjeve është tashmë këtu dhe të gjithë, pak a shumë, ne jemi të përgatitur për vizita te miqtë apo të afërmit. Por ne nuk mund të shkojmë duarbosh. A nuk është kështu?
Dhurata më e preferuar këtë sezon festash është një shishe pije sigurisht. Nëse thuajse gjithmonë zgjidhet verë, ju mund të dhuroni një shishe uiski e cila do të jetë e paharrueshme.
E vërteta është se mund të gjeni jo pak shishe uiski për rreth 30 euro, megjithatë disa e kanë futur dorën thellë në xhep për të provuar një pije mjaft të rrallë. Si në rastin e Macallan 1926 , i cili në ankand në 2019 theu rekordin për uiski më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë.
Shishja Macallan Fine & Rare 60 Year Old 1926, u shit për rreth 1,700,000 € në një ankand në Londër, duke vendosur një rekord historik.
Në botë ka gjithsej 14 shishe të tilla, të cilat gjenden në koleksione private . Vlen të theksohet se shkurtin e kaluar një tjetër doli në ankand, por pa arritur çmimin e të parit, pasi u shit për rreth 1.2 milionë euro./albeu.com