“Isha shumë e lumtur”, Shkënda Dubova flet për herë të parë për ndarjen me ish-partenrin (FOTO LAJM)

Disa muaj më parë këngëtarja e njohur Shkenda Dubova bëri të ditur për mediat se marrëdhënia me partnerin e saj kishte përfunduar.

Ajo tregoi se një nga arsyet pse çifti i dha fund lidhjes disa vjeçare ishte fakti që ata nuk ishin ende gati të bëheshin prindër.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin Glamour Zone, Shkenda e pyetur në lidhje me këtë temë tregon se kjo është një çështje tepër delikate duke mos dhënë më shumë detaje mbi arsyen që solli këtë ndarje.

“Është një pjesë e jetës time në të cilën unë kam qenë shumë e lumtur. Është një pjesë që unë e ruaj me shumë xhelozi. Dashuria të lidh, dashuria të ndan. Është një temë e ndjeshme për mua dhe nuk dua askush të ma ngacmojë” – thotë ajo.

 

 


Shtuar 13.03.2021 14:33