“S’merrem me dordolecët e papagallët”, Rama: Nesër vendosim në qeveri Konsultimin Kombëtar me shqiptarët për vendime të rëndësishme

Kryeministri Edi Rama është shprehur se do të qëndrojë larg debatit që ka shpërthyer në PD mes Berishës e Bashës.

Rama shton se ditën e nesërme do të vendosë në qeveri për atë që ai e qyan si Konsultimi i madh Kombëtar me shqiptarët.

EDI RAMA NË TWITTER:

S’kam ndërmend të merrem as me kufomat gratanongrata as me dordolecët e papagallët grata e vinci (gërvisht e fito) që kanë hyrë në një vorbull marrëzie qesharake bravash, dyersh, kanalesh e portalesh, kinse po duan kush e kush të luftojë më fort regjimin, korrupsionin, vuqiqin! Jam i inkurajuar që drejtësia e re po jep sinjale të qarta pa dallim ngjyrash, ekonomia po vijon ringjitjen pas pandemisë, sporteleve po u vjen fundi bashkë me vitin në ikje dhe më e mira është e gjitha përpara, duan s’duan humbësit fitimtarë të kuvendeve demokratike e mediatike!

Nesër vendosim në qeveri Konsultimin e madh Kombëtar me shqiptarët për vendime të rëndësishme të vitit që po vjen dhe le ta dëgjojmë sa më shumë njëri-tjetrin,jashtë llogoreve të ngushta partiake e llogjeve të mëdha provinciale! Ata s’kanë ç’humbin më ne s’kemi kohë për të humbur!/albeu.com/