Shkëmbi tregon nga kush është zhgënjyer më shumë: Mendoj se në merkato do vijnë të duhurit

Trajneri Bledi Shkëmbi ka folur pas barazimit 0-0 të ekipit të tij Dinamos, ndaj Skënderbeut.

Për emisionin Gol Pas Goli, në Supersport, tekniku theksoi se ka pritur më shumë nga sulmuesit ndërsa shton se në fillim nuk e kanë menduar se situata do të ishte kaq e komplikuar, megjithatë shton se drejtuesit janë në bisedime me disa futbollistë për të përmirësuar ekipin.

“Ishte një ndeshje që e patëm në kontroll dhe e kërkuam ta fitonim, por nuk arritëm. Isha i bindur që një gol do të na lironte psikologjiksht, por në fund patëm fat që morëm një pikë.

Jemi të zhgënjyer, kishim menduar ndryshe, por në futboll gjërat nuk shkojnë si i mendon. Donim tre pikët si ndeshja e fundit e këtij viti, por është momenti i duhur për të reflektuar për atë që kemi bërë gabim dhe atë që mund të rikuperojmë”.

Merkato? “Klubi ka menduar për të afruar lojtarë për ato pozicione ku kemi nevojë dhe mendoj se do të vijnë të duhurit. Emra konkretë nuk mund të them se klubi është në bisedime”.

Cili repart të ka zhgënjyer më shumë? “Në disa ndeshje nuk e kemi pasur problemin vetëm në një repart, por e kemi pasur në tërësi. Isha i bindur që do të kishim disa pikë më tepër, por nga sulmi prisja më shumë. Me statistika kemi shënuar pak, ka lojtarë që nuk kanë shënuar dhe nuk kanë qenë aty ku duhet”, u shpreh Shkëmbi.


Shtuar 22.12.2021 19:55