Një ngjarje e rëndë është raportuar në Elbasan, ku një përson me probleme të shëndetit mendor i ka vënë zjarrin apartamentit të tij. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në një apartament në katin e parë të një pallati në lagjen “Spaikorre”.
Burime zyrtare bënë me dije se flakët dhe tymi i dendur që kishin pushtuar apartamentin ishin përhapur edhe jashtë tij dhe fqinjët e alarmuar kanë njoftuar policinë dhe shërbimin zjarrfikës. Këto të fundit kanë mbërritur pas pak minutash në vendin e ngjarjes dhe në kohë rekord kanë arritur të shuajnë flakët.
Të lidhura
None found
Nga hetimi paraprak është zbuluar se zjarri është shkaktuar qëllimisht nga personi që jetonte në këtë apartament i identifikuar si shtetasi me inicialet B.H.
Ai rezulton të jetë person me probleme të rënda të shëndetit mendor dhe trajtohet me medikamente si i tillë prej vitesh. Fatmirësisht ai ka pësuar dëmtime të vogla nga flakët e zjarrit të shkaktuar nga ai vetë. Ndërkaq orenditë e apartamentit si pasojë e zjarrit janë shkrumbuar plotësisht.
