Dyqani plot me fishekzjarrë dhe kapsolla, procedohet pronari

Në Shkodër është arrestuar një 67-vjeçar pasi në dyqanin e tij tregtonte në mënyrë të paligjshme të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve. Si rezultat i kontrolleve janë sekuestruar 850 kapsolla Zeus dhe 198 fishekzjarrë, nga të cilët 78 me fuqi të lartë shpërthyese.

“Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe në telegramin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, për intensifikimin e kontrolleve në subjekte tregtare, me qëllim parandalimin e tregtimit në mënyrë të kundërligjshme të lëndëve piroteknike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë ushtruar kontrolle të befasishme në shumë subjekte tregtare.

Si rezultat i kontrolleve, në lagjen Perash, Shkodër, në dyqanin në pronësi të shtetasit M. G., 67 vjeç, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan fishekëzjarrë dhe kapsolla me fuqi të lartë shpërthyese.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi M. G. u procedua penalisht për veprat penale “Tregtimi i mallrave kontrabandë“ dhe “Fshehja e të ardhurave“ dhe materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com

 

 


Shtuar 22.12.2021 13:53