Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të tij me skuadrën e 25 Prillit në Sarandë ka sulmuar presidentin Ilir Meta dhe opozitën.
Rama e akuzon Metën për bllokimin e Rinasit ndërsa opozitën për implikimin e një kandidati “të rrezikshëm” sipas tij në zgjedhje.
Deklarata e Ramës:
Deri te bllokimi i arkivolëve për t’u ardhur për tu prehur në atdhe. Ky është Ilir Meta sot, kandidati i opozitës në Vlorë, së bashku me Leskon. Është e habitshme skuadra e opozitës në Vlorë. E keni parë një personazh aty në lista.
Nuk banon askund në këtë qark. Por ka një lidhje shumë të fortë me ketë qark ai personazh. Ka letrat me pronat e grabitura me pushtetin e Saliut. Mijëra e mijëra hektarë. Njerëzit autoktonë gjithë këtij bregdeti kanë hequr picirin për t’i marrë dhe ndërkohë që hiqnin picirin, janë detyruar rëndomtë t’iua shesin zarove të ardhur nga Tirana.
Dhe cuditëerisht pastaj shfaqeshin si pronarë emra që s’kishin lidhje me këto. Nuk ka asnjë mundësi, që të përsëritësh të njëjtën gjë e të presësh rezultat tjetër. /albeu.com/