Butrint Imeri shfaqet me maskë “Louis Vuitton”, sa është çmimi i saj

Këngëtari Butrint Imeri është një ndër artistët më pëlqyer nga vajzat, jo vetëm për këngët që publikon, por edhe për pamjen e jashtme.

Ai është gjithmonë i kuruar deri në detaj, duke mos anashkaluar asnjë dalje publike.

Së fundmi, këngëtari ka udhëtuar drejt bregdetit, teksa ka ndarë fotografitë e para nga vendi ku po pushon.

Ai shfaqet me maskë në fytyrë, duke respektuar masat anti-COVID. Por, ishte pikërisht maska e tij që mori vëmendjen e fansave, pasi i përkiste brendit të njohur “Louis Vuitton”.

Çmimi i saj është plot 74 euro, por që Butrinti me të ardhurat nga muzika duket se e justifikon.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Imeri është “Phantom”, ndërsa pritet që shumë shpejt të kthehet me këngë të re.


Shtuar 9.04.2021 16:01