Lulzim Basha: Zotohem solemnisht të rindërtoj Teatrin Kombëtar siç ishte!

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar programin e Partisë Demokratike, për artin, kulturën dhe trashëgiminë.

Basha tha se së bashku me Partinë Demokratike zotohen ta rindërtojnë Teatrin Kombëtar aty ku ishte dhe ashtu siç ishte.

Basha: Unё dhe Partia Demokratike zotohemi solemnisht tё rindërtojmë Teatrin Kombëtar aty ku ishte, ashtu siç ishte dhe i pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme.

Ne angazhohemi ta bëjmë artin, kulturën dhe trashëgiminë kulturore të aksesueshme për të gjithë, jo vetëm si një e drejtë themelore e njeriut por dhe si një faktor themelor për një shoqëri më të shëndetshme, më tolerante, më gjithëpërfshirëse.”

Basha tha se një qëllim tjetër i rëndësishëm i Partisë Demokratike është promovimi i vlerave tona kombëtare dhe anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

 


Shtuar 9.04.2021 16:13