COVID/ Asnjë viktimë në Kosovë, bilanci i 24 orëve të fundit

Asnjë viktimë dhe 9 raste të reja me Covid janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Gjithashtu sot janë shëruar 6 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.971.

Kujtojmë se ditën e djeshme numri i të infektuarve ishte vetëm tre persona, pra dita e sotme ka një rritje të lehtë të infektimeve të reja.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

21 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.096 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.656.937 doza të vaksinës.

Deri më sot 777.730 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.802 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.971.

Në total numri i rasteve aktive është 314./albeu.com/


Shtuar 21.12.2021 15:41