A do të shpallet Rama “non grata”? Përgjigjet Lulzim Basha

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është pyetur nga gazetarët gjatë konferencës për shtyp nëse edhe kryeministri Rama do të shpalleh “non grata” nga SHBA.

Basha u shpreh se nuk ka informacione lidhur me këtë çështje, por sipas tij, duke parë standartet me të cilat vepron SHBA dhe duke parë edhe frikën që e ka kapur Ramën, ekziston mundësia që kjo gjë të ndodhë vërtet.

“Unë nuk kam asnjë informacion por unë besoj se duke ndjekur standardet e transparencës,. Rama do shpallet non grata. Rama po sillet si dikush që ka frikë se nga momenti në moment do shpallet non grata. Prandaj qëndron në krah të personave që janë shpallur non grata., Misioni ynë nuk ka të bëjë me Ramën dhe Berishën, por me njerëzit.

Rruga që kemi bërë gati është vettingu i politikanëve, sistemit zgjedhor, reformës elektorale., Për t’i kthyer sistemin qytetarëve. Rruga tjetër është ajo që shohim, që deri tani e kemi parë te Edi Rama dhe sot e pamë të Sali Berisha. Kjo është e shkuara. Ne kemi zgjedhur të ardhmen. Kjo do të thotë t’i japësh shqiptarëve reformën territoriale”, tha Basha./albeu.com/

Shtuar 21.12.2021 15:36