I dashuruar kokë e këmbë, Besi i bën urimin romantik Xhensilës për ditëlindje

Sot është një ditë e veçantë për këngëtaren e njohur, Xhensila Myrtezaj.

Ajo feston ditëlindjen dhe mbush 28-vjeçe. Ndërsa surprizën e parë e ka marrë në orët e para të mëngjesit nga gjysma e saj më e mirë, Bes Kallaku.

Ai i ka organizuar Xhensilës një festë të bukur në shtëpi dhe këngëtarja ka ndarë disa pamje nga ambienti i zbukuruar me trëndafila të kuq dhe tullumbace.

Ndërsa pak minuta më parë, Besi i ka bërë një urim publikisht, duke postuar në Instagram një fotot të të dyve, shoqëruar me disa fjalë të ëmbla.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bes Kallaku (@bes_kallaku)

“N’pranveren ku celin trendafilat, çel e qeshuna ime prej teje! Urime ditelindjen oj “lokja zemres”. ? @xhensilamyrtezaj”, ka shkruar aktori krahas fotos, e cila ka marrë shumë komente.


Shtuar 9.04.2021 14:55