E rëndë, qëllohet për vdekje me 6 plumba gazetari grek

Gazetari grek, George Karaivaz është gjendur i vdekur ditën e sotme jashtë shtëpisë së tij.

Karaivaz ishte pjesë e TV ‘Star Channel’ dhe bënte reportazhe për kronikën e zezë

Gazetari u kthye në shtëpinë e tij rreth orës 14:15 nga studioja e emisionit  në Pikermi. Dy autorët që e prisnin dhe sipas burimeve të policisë ishin duke  me një motor, e qëlluan disa herë dhe u larguan menjëherë. Të paktën 17 plumba u gjetën në vendin e ngjarjes dhe 6 prej tyre në trupin e gazetarit.

Kush ishte gazetari George Karaivaz?

George Karaivaz ishte i përfshirë në raportimin e policisë, punoi në emisionin Star “Të Vërtetat me Zinën” dhe ishte gjithashtu administratori i faqes në internet bloko.gr.

Në të kaluarën, ai ishte shefi i policisë që raportonte në ANT1./albeu.com/

Shtuar 9.04.2021 02:04