“Më ka ardhur në majë të hundës”, Vuçiç: Nuk kemi pse kërkojmë ndjesë për ata që nuk duan të jenë pjesë e “Open Balkan”

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në samitin e “Open Balkan” ka thënë se është një nismë që ka për qëllim lidhjen e njerëzve me njëri-tjetrin, ata që kanë menduar më shumë për të shkuarën se për të tashmen dhe për të ardhmen.

“Në fakt i keni shpjeguar të gjitha gjërat për të cilat kemi bashkëpunuar. Këto janë rezultatet e parë që ne kemi arritur deri më tash, të gjitha ato që prezantuam sot. Mbajta shënim një fjali të fortë të Rusvelt, ne ndoshta nuk përgatisim të ardhmen për fëmijët tanë, por mund të përgatisim fëmijët tanë për të ardhmen që i pret. Kjo është një iniciativë më e madhe se ne të tre. Do të krijoje bazën e themelet për fëmijët tanë. Objektivi më i rëndësishëm është të lidhim njerëzit me njëri-tjetrin. Ata njerëz që kanë menduar më shumë për të shkuarën se për të tashmen dhe për të ardhmen. Kam biseduar dje me përfaqësuesit e bizneseve shqiptare dhe pashë një dëshirë shumë të madhe për të investuar e bërë biznes si në Maqedoninë e Veriut e të Serbisë. Besoj se shumë më shumë qytetarë apo pushues do të vijnë në Shqipëri”, tha Vuçiç.

Presidenti serb tha gjithashtu se nuk ka pse të kërkojnë falje për vendet që nuk duan të jenë pjesë e “Open Balkan”.

“Ne jemi 100% të sigurt që askush nuk mund ta ndalojë këtë gjë. Ky është gjithëpërfshirës. Më ka ardhur në majë të hundës që duhet të japim justifikime për hiçgjë. A thua se kemi bërë ndonjë gjë të gabuar. Ne nuk kemi më arsye pse të kërkojmë ndjesë atyre që nuk duan të bëhen pjesë. Do jetë shumë e vështirë për shumë qeveri në rajon t’u shpjegojnë qytetarëve të tyre pse nuk janë pjesë e kësaj iniciative”, tha ai.

5 marrëveshjet e nënshkruara në samitin e “Open Balkan” në Tiranë (21 dhjetor)

1. Marrëveshja për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.

2. Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

3. Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.

4. Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).

5. Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS)./albeu.com


Shtuar 21.12.2021 10:02