“Kartat me të cilat u futët në Parlament jua kemi djegur”, Basha i përgjigjet Spiropalit: Nuk e përcaktoni ju legjitimitein e PD

Kreu i PD-së Lulizm Basha i është përgjigjur ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e cila tha se PD e ka humbur legjimitetin dhe se Basha e ka humbur mundësinë e replikës.

Basha iu kthye duke i thënë se legjitimitet i PD-së nuk përcaktohet nga një qeveri e ardhur në pushtet nga vjedhjet dhe krimi

“Legjitimitetit nuk ta japin milionat e grabitura në dogana, dhe as vota e blerë me paratë e oligarkëve, as non gradat e SHBA, legjitimiteti në këtë vend duhet që të burojë nga qytetarët. Për këtë duhet që të kemi një proces të lirë dhe të ndershëm. Shqiptarët me 25 prill ju kanë shkarkuar. Ju mbështeteni pas krimit të organizuar, pas korrupsionit galopant që sot ju ka bërë multimilionerë dhe përmes bashkëpunimit të hapave të shpejtë me trekëndëshin e Bermudës. Ajo që ne kemi detyrim është që tu shkurtojmë orët, ju jeni mbi kalin e korrupsionit dhe i kanë neveritur mbi palcë shqiptarët, mbi kalin e korrupsionit që e keni futur në këtë parlament.

Standardet e vendosura nga SHBA për luftën ndaj korrupsionit nuk është i ndryshëm për ne, ajo që ju jeni nuk është shprehja e aspiratave të socialistëve shqiptarë me taksa të larta, dhe me bindjen tonë si PD, por një debat që zgjat prej dekadash. Ju jeni një landfill që mblidhen bashkë interesat e korrupsionit dhe të krimit.

Kartat me të cilat u futët në këtë parlament jua kemi djegur dhe tani shqiptarët do u djegin dhe ju si kartat e fundit të korrupsionit dhe të krimit të korrupsionit. Zotimi jonë është që ta bëjmë sa më parë këtë, duke u siguruar shqiptarëve rikthimin në kutitë e votimit, pa polici të përdorur pa burime shtetërore”, tha Basha./albeu.com


Shtuar 20.12.2021 11:19