Zgjedhjet, ambasadorja suedeze: Shqetësues fenomeni i shitblerjes së votës

Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad, ka zhvilluar një takim me banorë të Paçramit, pjesë të Bashkisë së Vaut të Dejës.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “Balkanëeb” se ambasadorja suedeze ka folur ndër të tjera edhe për fenomenin e shit-blerjes së votave, duke u shprehur se është shqetësues.

“E vlerësoj  demokracinë, jemi këtu në Paçram për të marrë këndveshtrimin dhe perceptimin e njerëzve në lidhje me procesin zgjedhor.

Nuk do flasim me banorët për shitblerjen e votës në takime, por për pjesëmarrjen e komunitetit në procesin zgjedhor. Është shqetësues fenomeni i shitblerjes së votës, duhet të keni kujdes sepse stadi në të cilin demokracia në Shqipëri ndodhet, është shumë e brishtë.

 

 

Kemi të gjithë një rol, por më të rendesishëm e kanë qytetarët dhe shteti. Ata duhet t’u sigurojë qytetarevë një proces zgjedhor të mirfilltë. Nuk dua të komentoj për përfshirjen e kandidatëve me të shkuar kriminale në këto zgjedhje”, deklaroi ambasadorja suedeze në vendin tonë.


Shtuar 9.04.2021 11:56