Aubameyang i “braktisur” nga Arsenali dhe stërvitet i vetëm

Pierre-Emerick Aubameyang është detyruar të stërvitet i  vetëm nga trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i cili gjithashtu e la jashtë skuadrës së dy ndeshjeve të fundit.

Sulmuesit gabonez i është hequr kapiteni në klubin londinez dhe gjithashtu nuk do të përfshihet kundër Leeds United të shtunën pasi u kthye vonë nga një udhëtim në Francë për të vizituar nënën e tij të sëmurë.

Klubi i kishte thënë që të kthehej në Londër të mërkurën mbrëma javën e kaluar, por ai nuk arriti deri në mëngjesin tjetër.

Arteta ka thënë se një grup drejtues është krijuar për të zëvendësuar Aubameyang si kapiten i klubit pas incidentit.

Atij iu tha në fillim të kësaj jave të stërvitej në shtëpi, por besohet se është kthyer në ambientet stërvitore të klubit duke punuar vetë, dhe kuptohet që Arsenali ka kërkuar që ai të punojë në terrenin stërvitor me një plan të hartuar nga stafi i klubit, i veçuar nga pjesa tjetër e ekipit./h.ll/albeu.com


Shtuar 18.12.2021 13:41