Inter dhe Eriksen mbyllin marrëveshjen, shkak defribilatori (FOTO LAJM)

Interi dhe Christian Eriksen kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin, pasi në Serie A nuk lejohet të luash kur vendos defribilator.

Menaxheri i mesfushorit danez ka qenë dje në Milano dhe ka pasur një takim me drejtuesit e kampionëve të Italisë.

Në kushtet e krijuara ndërprerja e kontratës ishte zgjidhja më e mirë, pasi edhe vetë Eriksen dëshiron të vazhdojë të luajë futboll.

Me defribilator ai mund ta bëjë diçka të tillë në Holandë dhe Premier League. Së shpejti vjen zyrtarizimi i largimit nga Interi dhe më pas do të zbulohen detaje të tjera për të ardhmen./ h.ll/albeu.com


Shtuar 17.12.2021 09:51