A do kandidojë për kryeministër në vitin 2025? Berisha: Nuk i tradhtoj demokratët që më kanë besuar

Ish-kryeministri Sali Berisha është  pyetur nëse do të kandidojë për kryeministër në zgjedhjet e vitit 2025 dhe përgjigja e tij ka qenë:

“Po a mundet që unë të zhgënjej apo të tradhtoj ata të cilët kanë hedhur drejt meje këtë besim të madh? Unë do bëj gjithçka ta justifikoj por siç kam thënë kryeministri i ardhshëm do zgjidhet nga anëtarësia. Nëse më pyet mua, kjo është çështje e individëve dhe ambicieve të tyre. Ai që ka ambicie të marrë drejtimin, është i ftuar të vijë në garë. Por unë të them pas këtij uragani se unë nuk do jem, këtë nuk do e them kurrë”./albeu.com


Shtuar 16.12.2021 22:58