Darka me ambasadorët, Yuri Kim në një tavolinë me Lindën, të buzëqeshura ndjekin fjalimin e Ramës (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e djeshme, kryeministri Edi Rama mblodhi ministrat dhe ambasadorët në Shqipëri, në një darkë fundviti në Elbasan.

Në fotot e publikuara shihet një tavolinë mjaftë interesante me gra të politikës dhe bashkëshortja e kryeministri Edi Rama. E pranishme ishte dhe ambasadorja Yuri Kim e cila së bashku me Lindën duket se e ndjekin me shumë kërshëri fjalimin e kryeministrit.

Kujtojmë se Rama i mblodhi ministrat në restorantin e biznesmenit Gjergj Luca. Ky restorant është një nga vendet ku Rama më shpesh mbledh figura të njohura politike për takime pune apo dreka e darka.

Kujtojmë se pikërisht  në këtë vend, Rama çoi ministrat e tij dhe Qeverinë e Kosovës në mbledhjen mes dy vendve me 26 nëntor./albeu.com


Shtuar 16.12.2021 20:54