Florian Marku mbylli një vit shumë të sukseshëm në arenën e boksit botëror. “Mbreti” shqiptar vazhdon të jetë i pamposhtur dhe në dy ndeshjet e fundit ai ia doli të shpallet kampion bote në kategorinë IBF dhe më pas ta mbante këtë titull.
Pas triumfit të fundit Marku tha me zë të lartë që vitin e ardhshëm dëshironte që një ndeshje e tij të zhvillohej në Tiranë në një stadium të mbushur plot më shqiptarë.
Kur kanë kaluar vetëm disa javë nga ato fjalë, Florian Marku ka publikuar një story në rrjetin e tij social “Instagram” ku njofton se vitin e ardhshëm e presin 4 ndeshje të mëdha që do të zhvillohen në Angli, Austri ose Gjermani, Itali dhe në Shqipëri. r.t/albeu.com