Anulohet takimi i ri në Premier League për shkak të Covid-it, i cili vazhdon të godasë çdo ditë e më shumë klubet angleze.
Tottenham i ka parë tashmë dy ndeshjet e fundit – kundër Rennes dhe Brighton – të shtyra për shkak të një shpërthimi Covid brenda skuadrës. Tani edhe Leicesteri ka pësuar një shpërthim të madh të virusit dhe është anuluar edhe ndeshja mes dy klubeve që do të luhej këtë të enjte.
Burnely-Watford u anulua të mërkurën mbrëma dy orë e gjysmë para fillimit. Më parë, ndeshja e Manchester United kundër Brentford ishte shtyrë.
Të mërkurën, si Antonio Conte ashtu edhe Brendan Rodgers ishin pro anulimit të ndeshjes për shkak të rrezikut për të dyja skuadrat. r.t/albeu.com