Korrupsion e pastrim parash, nis seanca gjyqësore për Lefter Kokën

Ish-ministri Lefter Koka ka mbërritur në ambientet e GJKKO për t’u njohur me akuzat dhe të vendoset masa e sigurisë.

Tashmë në ambientet e gjykatës ka nisur seanca pasi në orën 11:15 Koka do të dilte para gjykatës së posaçme për tu njohur mbi masën e sigurisë.

Rikujtojmë se Koka u arrestua dy ditë më parë me urdhër të SPAK, pas hetimeve për inceneratorin e Elbasanit.

Ai u prangos në shtëpinë e tij në Durrës dhe më pas u transferua në Drejtorinë e Policisë në Tiranë.

Ish-ministri Lefter Koka akuzohet për 3 vepra penale, pastrim parash, korrupsion dhe shpërdorim detyre. /albeu.com/

 


Shtuar 16.12.2021 11:31