Real Madridit i është ofruar mundësia ta blejë sulmuesit e Tottenham Hotspur, Harry Kane.
Për sulmuesin e Anglisë Kane është përfolur edhe në të kaluarën se mund të kalojë në Real Madrid dhe verën e kaluar ishte buzë kalimit në Manchester City.
Kalimi i shumëpritur i Kane në City dështoi pasi drejtuesit e Tottenhamit nuk pranuan t’ia shisnin njeriun kryesor një klubi rival.
Dhe tani, sipas El Nacional, shansin për ta afruar një sulmues të shumëkërkuar siç është Kane e ka Real Madridi.
Megjithatë, gjiganti spanjoll është në kërkim të disa emrave specifik, siç janë Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, prandaj kalimi i Kane në Santiago Bernabeu në këtë kohë duket pak i mundur.
Kane nuk është duke kaluar nëpër formë të mirë këtë sezon, pasi e ka shënuar vetëm një gol në 13 paraqitje në Premierligë deri tani.
28-vjeçari ka marrëveshje me Tottenhamin deri në verën e vitit 2024.