Konjufa: Me Asociacionin nuk na duhet as njohja nga Serbia

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur sërish qëndrimin e tij kundër themelimit të Asociacionit duke thënë se në këmbim të kësaj nuk na duhet as njohja nga Serbia.

“Jemi në një pozitë kur shefi i Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në konferencë me kryeministrin tonë, Albin Kurti, e thotë se ne as nuk mund të ecim tutje pa e zbatuar Zajednicën. Qasja e Serbisë për këtë është që për ato që kemi nënshkruar ne jemi në borxh dhe për të mbërritur në zero duhet të zbatojmë Asociacionin e pastaj ata të mendojnë për njohjen e këso gjëra. Me të [Asociacionin] nuk na duhet as njohja”.

Të lidhura

None found

“Strukturat që do të krijohen do të rrisin autonominë e Zajednicës dhe jo sovranitetin e Kosovës”, tha Konjufca.

Konjufca deklaroi se askush nga Bashkimi Evropian e as Borrell nuk duhet t’i bëjë presion Kosovës për Asociacionin.

“Serbia atë marrëveshje e konsideron si marrëveshje dakordësie që e ka bërë kinse prej Kushtetutës së vet me një provincë të vetën sipas mendimit të tyre. Kjo problematikë nuk e ka kornizën e qartë të marrëveshjes ndërkombëtare dhe kurrkush se ka të drejtën me na bo presion nga Bashkimi Evropian dhe as Borrelli që e bën këtë presion që Kosova po bën gabim që s’po e respekton këtë marrëveshje”, tha Konjufca në Rubikon./Express


Shtuar më 15.12.2021 22:30

En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş