Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në “Radarin Informativ” në ABC e pyetur nëse është vendosur opo jo gjobë lidhur me Kuvendin e organizuar 2 ditë më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha, për shkak se u shkelën masat anti-COVID, tha se nuk ka dijeni lidhur me këtë rast.
Ministrja u shpreh se duhen pyetur organet ligjzbatuese, ndërsa shtoi se aktivitetet e partive s’mund të prevalojnë ndaj misionit për të mbrojtur qytetarin nga COVID.
“Unë nuk i shikoj aktivitetet me parti, por i shikoj sa këto aktivitete zbatojnë rregullat antiCOVID, për këtë ministria e Shëndetësisë i përkthen në vendime dhe urdhra. Nëse jeni të interesuar mund të evidentoni me qindra raste që janë marrë masat andiminstrative. Sa i përket Kuvendit të 11 dhjetorit duhet të pyesim organet ligjzbatuese, unë nuk ndjek aktivitetet. Aktivitetet e partive s’mund të prevalojnë ndaj misionit që ne kemi për të mbrojtur qytetarin”, tha ministrja./abcnews.al