Kreu demokrat Lulzim Basha ka ironizuar Sali Berishën duke deklaruar se prej tre muajsh ai ka zëvendësuar telenovelat turke.
Më tej Basha tha se kjo nuk i shërben demokracisë.
“Berisha ka tre muaj që ka zëvendësuar telenovelat turke. Kujt i shërben kjo telenovelë? I shërben demokracisë? Jo. I bëjnë shantazh njerëzve për të mbushur formularët për tubimin e arenës së Hajnisë. Sjellja e pardjeshme dhe e sotme është kur ti shkel në mënyrë të hapur statutin dhe ligjin për partinë politike vetëm se do ta marrësh partinë peng për interesat e tua. SHBA e tha tre ditë më parë që me ty kjo parti merr fund. Sali Berisha e provoi sot se nuk i intereson demokracia sepse nuk i intereson opozita. Qeveri ka dhe diktatura. Opozitë nuk ka diktatura”, tha Basha./albeu.com