I mori kartat anëtarëve të PD? Basha: Kryetari s’merret me kartat, s’di ku kam timen

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me akuzat se kishte bllokuar kartat e anëtarëve të kësaj partie.

Basha tha se kryetari nuk merret me karta, ndërsa duke qeshur pohoi se nuk e di se ku e ka edhe kartën e tij të anëtarësisë.

“Do isha përgjigjur duke qeshur po mos të ishim në gjendje që nuk është për të qeshur për familjet shqiptare. Si kam dëgjuar akuzat që ka hedhure sot ndaj meje se i kam marrë kartat anëtarëve? Unë i kam marrë kartat? (Qesh) Shiko e para e punës kryetari i PD s’merret me kartat tani që kujtohem se di ku kam kartën time, Do e kem ose të sirtari i parë në zyrë ose në shtëpi. ne kemi kartën që bëhet dhe identifikimi. Një anëtar identifikohet dhe me kartë identiteti. Unë kam votuar me pasaportë dje. E keni në kamera. Drejtësinë shqiptare e ka makth trekëndëshi i Bermudës, askush prej tyre s’ka dalë para drejtësisë. Unë kam qenë që 32 vjeç para drejtësisë. Nuk kërkova medalje për rrugën Durrës-Kukës, por u provua se ishte e stisur. Jam kulturë tjetër. Jam përballur me drejtësinë dhe drejtësia ka faktuar. Nga Edi Rama dhe njerëz të tij. Tani riciklohen turpshëm nga Berisha, që faktohet se këta janë mendje dhe shpirtërisht afër. PD nuk mund të pajis me karta për hall të Berishës. Nëse nuk mendon se ka shumicën, pse nuk na lë që të dalim zbuluar”, tha Basha./albeu.com


Shtuar 13.12.2021 17:36